Rrjeti më i madh laboratorik në Gjermani
Përvoja shkencore nga HEIDELBERG në PRISHTINË
Laboratori Dr. Limbach Kosova është dega më e re e Rrjetit më të madh Gjerman të laboratoreve mjekësore në Europë, duke çelur një epokë të re të kualitetit diagnostikues në mjekësinë Kosovare por edhe rajonale.
Laboratori i parë Dr.Limbach është hapur nga doktori i shkencave mjekësore Dr.med Hans Jakob Limbach ne vitin 1979 në Heidelberg.
Heidelberg ka qendrën spitalore universitare më të specializuar në të gjithë Gjermaninë si dhe një nga universitetet me të vjetër në Europë. Universitätsklinikum Heidelberg përmbledh elitën e mjekësisë jo vetëm Gjermane por edhe Europiane.
Labor Dr. Limbach Kosova është pikërisht pjesë e Heidelberg në vendin tonë.
Grupet kërkimore dhe hulumtuese të rrjetit Dr. Limbach janë vazhdimisht në kërkim të parametrave të rinj për të diagnostikuar patologii të ndryshme.
Rrjeti Dr.Limbach ka një program aktiv edukimi dhe studimi në vazhdim për të gjithë të punësuarit e tij duke e shndërruar atë në një burim shumë të çmuar të më të rejave nga shkenca dhe diagnostika mjekësore.
Ne jemi shumë të lumtur të jemi dega në Kosovë e rrjetit Dr.Limbach dhe po aq shpresëplotë që tashmë edhe në Kosovë ka një pikë referimi për cilësinë.