Më poshtë gjeni një pjesë të testeve laboratorike që ne ofrojmë të grupuara sipas indikacionit klinik.
Më poshtë gjeni një pjesë të testeve laboratorike që ne ofrojmë të grupuara sipas indikacionit klinik.
Kryerja vjetore e analizave kryesore të gjakut shërben për të qënë të përditesuar me mirëqënien shëndetësore fizike në mënyrë tërësore. Kryerja e këtyre testimeve rutinë mundëson një monitorim të kujdesshëm të shëndetit dhe ndryshimeve të tij gjatë 1 viti. Kapja në kohë e një anomalie mund të ndihmojë në parandalimin e një problemi që mund të japë shqetësime në të ardhmen.
CHECK UP BAZË
Rekomandohet veçanërisht për gratë dhe burrat, pas moshës 40 vjeçare për depistim të hershëm të osteoporozës, osteopenisë, osteomalacisë apo deficitit të vitaminës D.
Sistemi imunitar i fëmijeve dhe shëndeti në tërësi i tyre është shumë herë më i brishtë sesa i një të rrituri, kështuqë kryerja e analizave të këshilluara nga mjeku pediatër është esencial për një shendet të mirë dhe një rritje normale të fëmijës. Kryerja të paktën 1 herë ne vit e një chek up-i pediatrik gjatë moshës 2-12 vjeç mund të parandalojë dhe të parashikojë riskun e fëmijës për semundje kardiake, diabet, obezitet apo sëmundje të tjera sistemike.
Veshkat luajnë një rol vital për një shëndet të mirë. Shenja si tension i lartë, gjak në urinë, veshtirësi gjatë urinimit apo fryrje e pashpjegueshme kërkojnë një testim të funksionit të veshkave. 1 në 3 persona që vuajnë nga diabeti, kanë edhe probleme shoqëruese të veshkave dhe kontrolli i tyre të paktën 1 herë në vit ëshë i detyrueshëm. Por jo vetëm, një vlerësim i funksionit veshkor vlen edhe për persona në dukje të shëndetshëm për t’i paraprirë një sëmundje të mundshme të veshkave në kohë.
Testet e funksionit të tiroides ndihmojnë në vlerësimin e funksionit të tiroides për të diangostikuar në kohë një patologji të saj ose për të monitoruar nëse trajtimi ndaj një patologjie të caktuar tiroidiene po rezulton efektiv. Persona që vuajnë nga çrregullime të ndryshme të tiroides këshillohet ta ndjekin në dinamikë funksionin tiroidien çdo 3 muaj, sepse gama e gjerë funksioneve të hormoneve që prodhon kjo gjendër mund të ndikojë në cilësinë e jetës. Gjithashtu individë që vuajnë nga patologji autoimune tiroidiene janë indikacion për ekzaminime të tjera të sëmundjeve autoimunitare.
Testimi i hormoneve femërore luan një rol të pazëvëndësueshëm në vlerësimin e shendetit të grave. Niveli i tyre jep informacione mbi ciklin menstrual, fertilitetin apo jep një panoramë të përgjithshme mbi menopazuën. Por jo vetëm, hormonet seksuale femerore përveç funksionit seksual orientojnë mjekun rreth shëndetit të kockave, detektimit të hershëm të një sëmundje malinje apo sëmundjeve të ndryshme autoimune (p.sh sindroma e vezores polikistike). Për këto arsye një grua e shëndetshme këshillohet që çdo vit të kryeje një vlerësim të nivelit hormonal, kurse për gratë me sëmundje si vezore polikistike duhen të ndjekin ecurinë e tyre çdo 3-6 muaj.
VLERËSIMI HORMONAL NË PREMENOPAUZË
Një nga problemet më të mëdha shëndetësore të botës industriale sot është mungesa e hekurit në organizëm. Falë një testimi fare të thjeshtë, që këshillohet të kryhet rutinë 2-3 herë në vit dhe në rastet me mungesë kronike hekurit çdo 3 muaj cilësia e jetës do të përmirësohet mjaft ndjeshëm për çdokënd që vuan nga deficit i hekurit.
Sot 8.8% e popullsisë botërore vuan nga diabeti dhe kjo sëmundje është përgjegjëse për 4.2 milion vdekje në vit. Një ndjekje çdo 3 muaj është esenciale për të siguruar efektivitetin e trajtimit dhe për të vlerësuar ecurinë e pacientit.
Gjithashtu paketa e vlerësimit të riskut për të zhvilluar diabet është një inovacion që ofrohet në Heidelberg, tashmë edhe në Shqipëri.
Në një mënyrë të ngjashme me testimin e HbA1c (e cila mat glikozimin e hemoglobinës), testimi i fruktozaminës përcakton fraksionin e proteinave totale të serumit që i janë nënshtruar glikolizimit (proteinat e glukozuara të serumit). Meqenëse albumina është proteina me sasi më të madhe në gjak, nivelet e fruktozaminës zakonisht pasqyrojnë glikolizimin e albuminës. Për shkak se albumina ka një gjysmë jetë prej afërsisht 20 ditësh, përqendrimi i fruktozaminës plazmatike reflekton ndryshimet relativisht të fundit (1-2 javë) në glukozën në gjak.
Indikohet në pacientët me :
-sëmundje që zvogëlojnë jetëgjatësinë e qelizave të kuqe të gjakut, të tilla si anemia hemolitike ose hemoglobinopatitë , HbA1c me bazë hemoglobinë mund të rezultojë më e ulët se sa mund të jetë realisht. Rezultatet e A1c mund të jenë gjithashtu falls-të larta ose të ulëta në hemoglobinopatitë, sepse variante jonormale të hemoglobinës mund të ndërhyjnë në analizë. Në këto raste, matja e fruktozaminës mund të përdoret si shënjues i niveleve të sheqerit në gjak, pasi matjet e saj bazohen në albuminë në vend të hemoglobinës.
-në shtatzëni , ku nevojat për medikamente mund të ndryshojnë më shpejt sugjerohet të dozohet fruktozamina e cila mund të ndihmojë në sigurimin e një monitorimi më të afërt.
Kujdes!
Nuk përdoret për depistim të Diabetit Mellitus.
SHTATZËNIA
NIPT – Testi Prenatal Jo-Invaziv
Testi Prenatal Jo-Invaziv që ofrojmë në Laboratorin Dr.Limbach I vetmi test në rajon që mund të sekuencojnë të 46-a kromozomet. Në bashkëpunim me kompaninë lider të analizatorëve lider sekeuncimit gjenetik “Illumina” ne mund të detektojmë mutacionet gjenetike me kualitetin më të lartë në vend që nga java e 11-të e shtatzënisë.
Me sensitivitet dhe specificitet shumë here më të lartë se Pap-Testi konvencional, biopsia likuide me Thinprep, mund të jetë testi më i rëndësishëm që grate dhe vajzat mund të kryejnë për shëndetin e tyre. Në Laboratorin Dr.Limbach kemi ekskluzivitetin e biopsies likuide, ku analizimi bashkon mjekun ekspert gjerman dhe inteligjencën artificiale.
Prej 2020 në laboratorin tonë të citologjisë në Frankfurt po përdoret inteligjenca artificiale për të identifikuar qelizat atipike apo anormale në mostrat e pacienteve. Kjo gjë ka rritur ndjeshëm sensitivitetin e ThinPrep në dallim nga pap-testi konvencional. Software i AI skanon të gjithë materialin qelizor, identifikon lezionet dhe i stadifikon ato sipas nomenklaturës së Munich III. I gjithë ky informacion i parashtrohet në fund mjekut gjinekolog të subspecializuar në citologji të cerviksit për t’i dhënë konfimimin e fundit. Çdo paciente që kryen ThinPrep pranë Laboratorit Dr. Limbach merr edhe rekomandimin unik mbi rastin e saj të konsultuar me departamentin e gjinejkologjisë në Limbach Gruppe.
Një mostër: Shumë mundësi testimi